Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete "kokë më kokë", lëndohen shoferët

Aktualitet
Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete "kokë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip Mercedes Benz janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e frikshme të aksidentit, i cili për pak sa nuk u kthye në tragjedi, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në trotuar si dhe të një shitësi pranë një biznesi aty afër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT