Berisha: Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me Ramën për territorialen! S’e njohim qeverinë

Politikë

Berisha: Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me

Kryetari i PD-së u pyet sot nga gazetarët mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.

Kreu i selisë blu dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar. 

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjehore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha në përgjigjen e tij para gazetarëve sot.

Kreu i PD-së, i pandehur për dosjen e aferës “partizani” dhe aktualisht në proces gjyqësor, akuzoi kryeministrin edhe për valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, duke e quajtur shkelje të rëndë kushtetuese.

“Marja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore ëhstë akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi.

Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha ai mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT