“Je 0, je demokrat komplet”, Rama batuta me kryetarin e Bashkisë Kavajë
Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, teksa po kritikonte drejtuesit lokalë për procesin e legalizimeve.
Teksa drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se shumë prej bashkive nuk marrin fare pjesë në procesin e legalizimit, Rama e pyeti: “Çfarë përgjigje kanë bashkitë që nuk kanë bërë asnjë matje dhe nuk kanë bërë asnjë legalizim”.
Më pas kryeministri tha se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë “je në proces”.
“Madje besoj se ka ardhur koha që të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave të lokaleve, t’u vihet një vizë e madhe Shtëpitë e banimit janë një gjë tjetër, kurse ndërtuesit dhe tregtarët, nuk mund të flitet për proces”, tha Rama.