Vetëm një Bashki për t'u marrë shembull, Edi Rama lavdëron kryetarin para 61 kryebashkiakëve

Aktualitet

Vetëm një Bashki për t'u marrë shembull, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka lavdëruar Bashkinë e Cërrikut para 61 kryebashkiakëve, në një takim maratonë që ka nisur këtë të premte. Kjo bashki e vogël me 46 mijë banorë drejtohet nga kryetari socialist Andis Salla, i cili është në m mandatin e tij të dytë.

Përpunimi i mbetjeve të fshatit nga institucionet e Bashkisë së Cërrikut, falë ndihmës dhe nga instrumentat e Bashkimit Europian, dhe përdorja e tyre sërish në fshat për prashitje, ka marrë vëmendjen e kryeministrit.

Ai ka kërkuar që këtë shembull ta ndjekin dhe Gledian Llatja i Elbasanit dhe kryebashkiakët ë tjerë.

“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë?

Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri. Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë.

Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria. Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t'i vënë në funksion të komunitetit”, u shpreh Edi Rama.

 

ME TE LEXUARAT