Trafikuan deri në 1 ton drogë, SPAK operacion në disa qytete! 8 në pranga, 5 në kërkim! DETAJET

Aktualitet

Trafikuan deri në 1 ton drogë, SPAK operacion në disa qytete! 8

SPAK ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndaj një grupi kriminal i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Kryesisht anëtarët e grupit kriminal ishin nga Dubai. Burime bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre edhe Erjon Dani.

Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. 

Akuza që rëndon ndaj tyre është edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Të njëjtat burime informojnë se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 kg deri në 1 ton drogë.. Aksioni ka nisur në orën 5:00 të mëngjesit ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Ky operacion ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc

ME TE LEXUARAT