Sukseset nuk i ndahen, Egli Tako bashkon forcat me 2 super artistë dhe ndan datat e koncerteve të para
Egli Tako është gati të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke nisur për herë të parë një tur koncertal në Kosovë.
Nesër, artistja do të performojë në dy qytete, Pejë dhe Vushtrri duke i dhënë zyrtarisht startin aventurës së saj në skenën kosovare.
Nën menaxhimin e SBS Entertainment, Egli ka bërë një zgjedhje strategjike për të nisur nga Peja, qyteti që këtë vit ka qenë në qendër të vëmendjes pas fitores së Gjesti në “Big Brother VIP Albania 4”.
Lidhja e afërt që ajo krijoi me Gjestin gjatë spektaklit ka shërbyer si një kartë e fortë për të gjeneruar interes dhe kuriozitet nga publiku lokal.
Por lajmi nuk ndalet këtu. Këngëtarja do të publikojë gjithashtu edhe projektin e saj më të ri muzikor “O sa mirë” një bashkëpunim i fuqishëm me dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Lumi B dhe Ghettogeasy.
Kënga do të dalë pikërisht nesër, duke u sinkronizuar në mënyrë të përkryer me debutimin e saj në skenë në Kosovë.
Me këtë lëvizje të menduar, Egli Tako po tregon se suksesi në muzikë nuk vjen vetëm nga talenti, por edhe nga strategjia.
Duke kombinuar koncertet dhe një bashkëpunim të fortë muzikor, ajo po ndërton me kujdes rrugën drejt një pozicionimi të qëndrueshëm në tregun shqiptar.