Del FOTO, ish-shefi i Krimeve të Tiranës që ndihmonte grupin e KOKAINËS, Erjon Dani u arratis nga Shqipëria

Aktualitet

Del FOTO, ish-shefi i Krimeve të Tiranës që ndihmonte grupin e

Personi që shikoni në fotografi është Erjon Dani, ish-shef i Krimeve në Komisariatin nr.3 në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet se ka ndihmuar anëtarët e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika latine.

Prokurori Adnan Xholi ka firmosur 13 urdhërarreste, nga të cilat tetë janë ekzekutuar për shkak se janë lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet policore, ndërkohë që pesë shtetas të tjera janë shpallur në kërkim sepse dyshohet se janë larguar nga vendi.

Të paktën, ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Erjon Dani rezulton se ka paraqitur dorëheqjen kohë më parë dhe është larguar nga Shqipëria.

Grupi kriminal që është goditur pas zbërthimit të komunikimeve sekrete në aplikacionin “Sky”, rezulton se trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine, drejt shteteve europiane dhe Shqipërisë. Siç raportohet jozyrtarisht, bëhet fjalë për 11 episode kriminale trafikimi.

Anëtarët e këtij grupi kanë trafikuar respektivisht ngarkesa nga 850 deri në 1000 kg drogë, e dyshuar kokainë.

Operacioni ka nisur prej orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të premte dhe është shtrirë në disa qytete të vendit, por kryeqendra ka qenë Shkodra. Në vazhdim, pritet që SPAK të dalë me njoftim zyrtar për këtë operacion të drejtuar nga prokurori Adnan Xholi.

ME TE LEXUARAT