Iute me licensë të re në Maqedoninë e Veriut, vazhdon zgjerimin rajonal
Vetëm pak muaj pas marrjes së licensës si Institucion i Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qendrore e Bullgarisë, grupi fintech iute vijon zgjerimin rajonal me një tjetër arritje të rëndësishme: Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka licensuar iute si Institucion i Parasë Elektronike edhe në këtë treg.
Kjo licensë i hap rrugën iute të ofrojë zyrtarisht shërbime pagesash dhe portofol dixhital në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë të njëjtën përvojë inovative dhe të integruar që po ndertohet në Shqipëri.
Si pjesë e strategjisë për të ndërtuar një rrjet europian pagesash, iute po konsolidon pozicionin e saj si një nga ofruesit më të rëndësishëm të shërbimeve fintech në Ballkan.
Performanca e Myiute në Shqipëri: Një model suksesi në rritje
Shembulli më i mirë i kësaj eksperience vjen nga Shqipëria, ku portofoli Myiute ka fituar popullaritet si një zgjidhje moderne financiare. Më shumë se 400,000 klientë e kanë shkarkuar aplikacionin, ndërsa mbi 116,000 përdorues aktivë përfitojnë çdo muaj nga funksionalitetet e tij.
Klientët realizojnë pagesa në mbi 600 pika partnerësh, bëjnë depozitime cash në ATM apo agjentë, paguajnë këstet e kredive dhe kryejnë transferta mes tyre apo drejt bankave.
Myiute ofron një përvojë tërësisht inovatore duke bashkuar firmosjen elektronike, pagesat, kredinë me 0% interes, etj. në një platformë unike dhe intuitive, duke gjetur përdorim të gjërë tek individët që duan të operojnë nga smartphone-i.