Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Politikë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj si dhe për të ardhmen e tij pasi la qelinë. Gjatë intervistës, Salianji është pyetur se si është pritur nga të burgosurit e tjerë në momentin që është futur në burg.

Ai u shpreh se është pritur mirë nga të dënuarit, ndërsa shtoi se shumë prej tyre ndodhen në qeli edhe për krime të pretenduara. Ish-deputeti thotë se në burg i është dashur që në ambientet e përbashkëta t’i ndajë edhe me persona që në studiot televizive, siç thotë ai, janë cilësuar si krerët e grupeve kriminale.

“Të gjithë ata që ishin aty e kanë shkelur ligjin ose janë në pritje tu gjykuar për një krim të pretenduar. Kush është në atë institucion ka shkelur ligjin. Janë të gjitha llojet e veprave penale. Burgu i Fierit është burgu më i madh në Shqipëri për kapacitet që mban sot. Ka të dënuar të të gjithë profileve dhe veprave të kryera”,-Salianji.

Pra nga njerëz të administratës deri te vrasës?

Ka nga ata që ju nëpër studio i keni quajtur si krerët e grupeve kryesore kriminale.

Të lidhte puna me ta?

Aty nuk ke punë, ke vetëm vuajtje. Padyshim ka edhe ambiente të përbashkëta që ndaje me ta. Në ato ambiente janë persona që nuk kanë mundësi të kryejnë vepra penale. Pritja ka qenë e mirë.

ME TE LEXUARAT