Emri/ Shtëpia e cila u dogj tek Pazari i Ri ishte e legjendës së futbollit shqiptar

Aktualitet

Emri/  Shtëpia e cila u dogj tek Pazari i Ri ishte e legjendës së

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë sot banesën e legjendës së futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, që ndodhet në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, duke shmangur dëme më të mëdha dhe duke ruajtur strukturën e godinës.

Pavarësisht se zjarri u favorizua edhe nga era, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe nuk u raportuan dëme në banesat përreth.

Selman Stërmasi (1908-1976) është një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, si futbollist, trajner dhe president i “KF Tirana”. Në shenjë respekti për kontributin e tij, stadiumi i dytë më i madh në kryeqytet mban emrin e tij: “Stadiumi Selman Stërmasi”.

 

 

ME TE LEXUARAT