Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Bota

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në

Dy nga spitalet më të mëdha të Gazës kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë, duke paralajmëruar se mungesa e karburantit, për shkak të rrethimit nga Izraeli, mund t’i shndërrojë së shpejti këto qendra mjekësore në “varreza të heshtura”.

Paralajmërimet erdhën nga Spitali al-Shifa në qytetin e Gazës në veri dhe Spitali Nasser në Khan Younis në jug të Gazës të mërkurën, teksa forcat izraelite vazhduan bombardimet në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 74 persona.

Muhammad Abu Salmiyah, drejtori i Spitalit al-Shifa, që është dhe qendra më e madhe mjekësore në Gaza, tha për gazetarët se jetët e më shumë se 100 foshnjave të lindura para kohe dhe rreth 350 pacientëve që kanë nevojë për dializë janë në rrezik.

“Stacionet e oksigjenit do të ndalojnë së punuari. Një spital pa oksigjen nuk është më spital. Laboratori dhe bankat e gjakut do të mbyllen, dhe njësitë e gjakut në frigoriferë do të prishen,” tha ai. “Spitali nuk do të jetë më vend shërimi, por do të bëhet varrezë për ata që ndodhen brenda,” shtoi ai.

Abu Salmiyah akuzoi gjithashtu Izraelin se po “furnizon me pikatore” spitalet me karburant dhe tha se reparti i dializës në al-Shifa tashmë është mbyllur për të kursyer energji për kujdesin intensiv dhe sallat e operacionit, të cilat nuk mund të mbesin pa energji as për pak minuta.

ME TE LEXUARAT