Emri/ Pas shkarkimeve masive në Policinë e Shkodrës, komandohet drejtori i ri
Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i policise se Shkodrës pas vales se shkarkimeve te ndodhura atje ne mesin e sezonit turistik.
Ai aktualisht është drejtor i Kukësit. Policia e Shtetit vendosi të shkarkojë nga detyra të Fatmir Lleshin, drejtorin e policisë Shkodër dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla.
Gjithashtu u mor vendimi për pezullimin nga detyra të shefit të Stacionit të Thethit.
Këto vendime u dhanë pasi policia e zonës nuk veproi në përputhje me ligjet pas ndërtimeve pa leje në Theth, të cilat zaptuan territorin.
Kryepolici Ilir Proda vendosi shkarkimin edhe të shefit të Komisariatit të qarkut, Nik Nikolla. Ndërsa shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor.