"Kam vuajtur nga....", Getoar Selimi zbulon sëmunjen e rëndë nga e cila ka shpëtuar

Showbiz

"Kam vuajtur nga....", Getoar Selimi zbulon sëmunjen e

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka ndarë për herë të parë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij gjatë një interviste.

I ftuar në emision Canapé, ai zbuloi se është përballur me një sëmundje të rëndë, kancerin, një betejë që e ka kaluar në heshtje. 

“Kom pasë kancer,” u shpreh Getoari , duke shtuar se ka qenë një periudhë e errët dhe jashtëzakonisht sfiduese, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Reperi tregoi se për një kohë të gjatë vendosi ta mbante të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, duke mos dashur që publiku ta shihte ndryshe apo ta ngarkonte me dhimbjen e tij.

“Nuk kam dashur të kërkoj mëshirë. E kam mbajtur për vete, për familjen. Nuk doja që njerëzit të më mëshironin, por të më mbanin mend për atë që jam si artist dhe si njeri,” tha ai.

Pavarësisht sfidës së rëndë, Getoari sot është mirë. Ai ka fituar betejën me kancerin, falë forcës së tij shpirtërore, përkushtimit personal dhe mbështetjes së pakushtëzuar nga familja.

“Mbështetja që kam pasur nga njerëzit e mi të afërt më ka dhënë forcë të ec përpara. Jam mirënjohës për çdo ditë që kam sot.”

ME TE LEXUARAT