"Ishte vdekje..."/ Policia reagim zyrtar për ish-ambasadorin gjerman: U gjet në dhomën e hotelit

Aktualitet

"Ishte vdekje..."/ Policia reagim zyrtar për ish-ambasadorin

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e ish-ambasadorit gjerman në një hotel në Kavajë.

Sipas njoftimit zyrtar, Daum u gjet pa gjetë në një dhomë hoteli dhe vdekja e tij ishte natyrale. Diplomati që ka shërbyer si ambasadori i parë i Gjermanisë në Shqipëri, u rikthye në vendin tonë pas 35 vitesh me ftesë të kryebashkiakut të Kavajës disa ditë më prë.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman). Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT