I përfshirë në atentate dhe në zhdukjen e Koçoles/ Kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë

Aktualitet

I përfshirë në atentate dhe në zhdukjen e Koçoles/

Një prej tre të rinjëve të arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit “Diving” është edhe 27-vjeçari nga Kamza Ervis Cukali.

Ai rezultonte në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, teksa u arrestua edhe për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

I riu, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti” në Sarandë ishte duke udhëtuar së bashku me 27-vjeçarin Endri Doku, si dhe me 21-vjeçarin Imer Gega, me një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”.

Në momentin kur u ndaluan nga Policia, Endri Doku iku me vrap dhe u hodh në det së bashku me një çantë në të cilën kishte një armë zjarri pistoletë, por u kap pas ndërhyrjes së policisë kufitare me një skaf.

Por, kush është Ervis Cukali, i përfshirë në disa ngjarje kriminale?

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

Më 28 shtator të vitit 2023, Ervis Cukali u arrestua së bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Manërkollin, pasi u kapën me një sasi prej 21 kg eksploziv dhe dyshohet se do të kryenin në atentat.

Albi Mecini u kap në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nuk dihet se si Cukali ka arritur të dalë nga burgu, teksa sipas organit të akuzës në atë kohë, ai rezultonte i dënuar edhe më parë.

Ndërkohë, para kësaj ngjarje në media u raportua se ai ishte shpallur në kërkim nga Policia edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen në fshatin Vrinë të Sarandës të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit alias “Koçole”, ngjarje kjo e ndodhur më 6 Prill 2023.

Gjithsesi, duhet theksuar se Policia nuk pati asnjëherë një komunikatë për Cukalin dhe një akuzë konkrete në lidhje me këtë ngjarje. Fati i dy të zhdukurve mbetet ende mister.

Leonard Theodhori, i njohur si “Koçole” dhe i dënuar disa herë, dyshohej si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, po ashtu rezulton i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMë” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Në lidhje me zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, i vetmi i arrestuar deri më tani ishte Sofokli Baxheri, por edhe për të Gjykata e Sarandës vendosi zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” duke e lënë të lirë. Ai po hetohet në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej disa muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person në burg, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

 

 

ME TE LEXUARAT