Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona! I shpëton vdekjes 20-vjeçarja (EMRAT)

Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volksëagen me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.
Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


