Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut, betohet para Kuranit

Bota

Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut, betohet para

Zohran Mamdani është betuar si kryebashkiak i Neë Yorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në disa gjenerata që merr detyrën në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Ai u betua në detyrë nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut , Letitia James, i rrethuar nga bashkëshortja, Rama Duëaji, anëtarë të familjes së tij të ngushtë, përfshirë Mira Nair, nëna e tij dhe regjisore filmash, dhe babai i tij, Mahmood Mamdani, profesor i studimeve afrikane në Universitetin e Kolumbias.

‘Ky është vërtet nderë dhe privilegj. Pasi sapo bëra betimin për t'u bërë kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, e bëj këtë edhe këtu në stacionin e vjetër të metrosë së bashkisë një dëshmi e rëndësisë së transportit publik për vitalitetin, shëndetin dhe trashëgiminë e qytetit tonë’, tha ai.

Sipas 'The Guardian' Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i bashkisë në largim, Eric Adams, i cili nuk ishte zotuar të merrte pjesë, por më vonë tha se “do të donte të ishte atje për të treguar tranzicionin e qetë dhe paqësor të pushtetit”.

 

ME TE LEXUARAT