Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e karburanteve, zbulohet 3 ton gaz pa faturë

Aktualitet

Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e

Një aksion i zhvilluar të dielën në Durrës nga taskforca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Doganore ka zbuluar një sërë shkeljesh serioze në tregtimin e karburanteve, nga evazioni fiskal te mungesa e dokumentacionit dhe abuzimi me çmimet.

Ndër rastet më flagrante ishte zbulimi i 3 tonëve gaz që qarkullonte pa asnjë dokumentacion të rregullt shoqërues. 

Gjatë verifikimeve në terren u evidentuan disa problematika: moslëshim i faturave tatimore, mallra pa dokumentacion të rregullt, mungesë e afishimit të çmimeve, përdorim i kasave jo funksionale dhe subjekte pa certifikata kalibrimi, gjë që vë në dyshim saktësinë e sasisë së karburantit që u shitet konsumatorëve.

Autoritetet sekuestruan dokumentacionin përkatës dhe materialet i referuan për hetime të mëtejshme.

Sipas tyre, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzimi me ligjin dhe me qytetarët.

ME TE LEXUARAT