BE reagon pas votimit në Kuvend për Ballukun: SPAK duhet të ketë mjedisin e duhur për të bërë punën

Aktualitet

BE reagon pas votimit në Kuvend për Ballukun: SPAK duhet të

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se lufta kundër korrupsionit dhe shteti i së drejtës janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim zyrtar, Delegacioni i BE-së thekson se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive detyrën e tij është thelbësor për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

ME TE LEXUARAT