PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Reagojnë ambasadat e BE-së, Rama: Nuk ka akuzë ..

Aktualitet

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/

Belinda Balluku nuk do të arrestohet, pasi Kuvendi rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Pro kërkesës votuan 47 deputetë, ndërsa në seancë ishin të pranishëm 128 ligjvënës. Mazhoranca argumentoi në raportin e saj se, pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK për vendosjen e masës së sigurisë.

Gjatë seancës plenare pati tensione në sallë, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe protestuan kundër vendimit. Në votim u vu re edhe mungesa e disa deputetëve socialistë, mes tyre Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë jashtë Parlamentit u zhvillua protestë e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjatë protestës pati momente tensioni, pasi disa protestues tentuan të thyenin kordonin e policisë dhe u hodh sprej drejt tyre.

Tubimi zgjati më pak se dy orë dhe u mbyll pas një fjalimi të shkurtër të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili falënderoi mbështetësit dhe njoftoi se protesta e radhës do të mbahet më 22 mars në Tiranë.

Pas vendimit reagoi edhe Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila theksoi se përparimi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian kërkon ndjekje penale efektive të korrupsionit, përfshirë edhe rastet e zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe Ambasada Britanike në Tiranë kishte theksuar më herët se imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit./Shqip

ME TE LEXUARAT