“Bëj vetëm një ajrosje në ditë”/ Meta pas gjyqit: Jam më mirë se kurrë, mbetem kampion absolut

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas intervistës së dhënë në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për gjendjen e tij shëndetësore dhe kushtet në paraburgim.
Meta deklaroi se ndodhet “më mirë se kurrë” fizikisht, mendërisht dhe shëndetësisht, duke mohuar shqetësimet e ngritura për paraqitjen e tij. Ai tha se aktiviteti fizik i përditshëm dhe dieta e kontrolluar kanë ndikuar pozitivisht në gjendjen e tij.
Gjithashtu, Meta pretendoi se ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë, atij i lejohet vetëm një herë në ditë ajrosje, ndërsa ngriti akuza edhe për kufizime të tjera brenda institucionit.
Në intervistë, ai kritikoi edhe vendimin për të mos transmetuar live procesin gjyqësor ndaj tij, duke e cilësuar si mungesë transparence për një çështje me interes të lartë publik.
Sipas Metës, qytetarët duhet të kenë mundësi të ndjekin drejtpërdrejt akuzat dhe mbrojtjen e tij në gjykatë.


