Berisha vendos kundragazin, policia hedh ujë në drejtim të tij! Kreu i PD-së i bashkohet protestuesve

Kreu i PD-së Sali Berisha teksa po mbante fjalën e tij në podium është larguar nga trupa e sigurisë për shkak të shpërthimit të molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt kryeministrisë.
I shoqëruar nga siguria, kryedemokrati është futur në makinë për çështje sigurie, më pas ai ka dalë duke u pajisur me mjetin kundragaz. Ai i është bashkuar tubimit mes protestuesve, ndërkohë është përfshirë nga uji i hedhur nga policia.
Kordoni i policisë u tërhoq menjëherë, ndërsa autobotet me ujë filluan të përdorin ujin me piper për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në shesh. Protestuesit, kreu i PD dhe drejtuesit e tjerë të partisë janë nisur drejt Parlamentit.


