Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë

Aktualitet

Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në 80.89 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.

Ky ndryshim i nivelit të borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset dhe konsumatorët familjarë, ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore dhe klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.49 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024, ndërsa për familjarët u ul në 45.16 mld lekë, nga 45.48 mld lekë.

Ndërkohë për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të dhjetorit 2025 arriti në 5.32 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte 1 vit më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 20.91 mld lekë në fund të 2025-ës, nga 19.54 mld lekë që ishin në fund të vitit 2024.

ME TE LEXUARAT