Chat GPT humb renditjen, Temu aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri! Ku e investojnë shqiptarët kohën e lirë

Aktualitet

Chat GPT humb renditjen, Temu aplikacioni më i shkarkuar në

Teknologjia është tashmë një pjesë e integruar në përditshmërinë e gjithësecilit e ndërsa trendet janë gjithë kohën në lëvizje. Bilancet apo matjet statistikore të zhvendosjeve të aplikacioneve në grafikë, janë një bilanc për kohën e kaluar përpara ekranit apo sesi po investohet më së shumti sot.

Një analizë e tillë është dhe në Shqipëri duke nxjerrë në vendin e parë aplikacionin “Temu”, si më i shkarkuari i kohëve të fundit nga Google Store dhe App Store. “Temu” ka marrë fronin duke lënë të dytin në renditje gjigandin e teknologjisë artificiale, “Chat GPT”.

“Temu” është një treg online, i cili ofron blerje të lehta me çmime tepër të ulëta. Ky treg është pjesë e kompanisë ndërkombëtare PDD Holdings, e njohur gjerësisht për shitjet online.

Ndërkohë në klasifikimet globale, Chat GPT triumfon me 46 milionë shkarkime, ndjekur nga Instagram e Tik Tok, referuar periudhës deri në Mars 2025.

Ndërkohë në vendin e tretë për Shqipërinë, si aplikacioni më i shkarkuar renditet “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, i cili shërben për monitorimin e diabetit.

Teknologjika ofron tashmë aplikacione praktike për persona që vuajnë nga sëmundje kronike, duke u ardhur në ndihmë për monitorimin e parametrave shëndetësorë.

Në vendin e 4-t rendimet aplikacioni  “1.1.1.1+ ËARP Safer Internet” ose ndryshe “VPN” (Virtual Private Netëork), që ofron akses më të shpejtë për të lundruar në internet duke enkriptuar të dhënat e përdoruesit dhe duke “mashtruar” mbi vendodhjen e përdorimin e pajisjes në rrjetin kompjuterik. Kujtojmë që shkarkimi i VPN nga kompani të ndryshme në Shqipëri theu rekorde në klasifikime pas mbylljes së aplikacionit të Tik Tok në vend.

Ndërsa vendin e 5-të e mban aplikacioni “Roblox”, një platformë online që shërben për krijimin e lojërave, apo për të përdorur lojëra të krijuara nga persona të tjerë. Kjo platformë është kryesisht e dashur për fëmijët dhe të rinjtë.

ME TE LEXUARAT