Del për herë të parë, nëna e Damian Gjiknurit tregon "live" klavikulën e thyer në 21 Janar(FOTO)

Liri Gjiknuri, nëna e politikanit të lartë socialist Damian Gjiknuri, ka treguar për herë të parë se është lënduar fizikisht në mitingun që Partia Socialiste do të mbante më 21 Janar në Tiranë, por që fatkeqësisht u shndërrua në një ngjarje tragjike me katër Dëshmorë Atdheu.
E ftuar në emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku, Liri Gjiknuri ka treguar se atë ditë ka përfunduar në Spitalin e Traumës me klavikul të thyer dhe deformimin e kockës e ka treguar edhe "live".

Gazetari: Në 21 Janar, ti ke pësuar diçka
Liri Gjiknuri: Po, por nuk e kam thënë
Gazetari: E ke nga 21 Janari atë?! (nis të tregojë frakturën)
Liri Gjiknuri: Po, kam thyer klavikulën. E shikon si është e shtrembër
Liri Gjiknuri: Ja shiko këtu (tregon klavikulën e thyer)
Gazetari: Ku ishit ju në 21 Janar?
Liri Gjiknuri: Këtu thuhet që u bë miting. Mitingu nuk kishte filluar. Unë kam qenë që në ora 4 atje, te Kryeministria. Për mitingun që do bëhej.


