Izraeli kryen sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën 6 persona

Të paktën gjashtë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Liban, pavarësisht armëpushimit që i dha fund luftës gjashtëjavore mes Izrael dhe grupit të armatosur Hezbollah.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se sulmet ajrore të armikut izraelit në Libanin jugor rezultuan në martirizimin e gjashtë qytetarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Sipas autoriteteve, viktimat u regjistruan në disa zona: dy në Wadi al-Hujair, dy në Touline dhe nga një në Srifa dhe Yater.
Ndërkohë, UNIFIL bëri të ditur se një paqeruajtës indonezian ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra gjatë një sulmi më 29 mars ndaj bazës së tij. Sipas hetimeve paraprake të OKB-së, ushtari u godit nga një predhë tanku izraelit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se ka vrarë gjashtë persona në qytetin jugor të Bint Jbeil, duke i identifikuar ata si luftëtarë të Hezbollahut. Nuk është ende e qartë nëse këto viktima përkojnë me ato të raportuara nga pala libaneze.
Përplasjet në zonë kanë qenë veçanërisht të ashpra në ditët që i paraprinë armëpushimit të 17 prillit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, që nga fillimi i konfliktit më 2 mars, sulmet izraelite kanë shkaktuar gjithsej 2,491 viktima në vend.


