Bum në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë/ Qiratë afatshkurtra dhe kreditë nxisin rritjen e çmimeve

Aktualitet

Bum në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë/

Biznesi i dhënies së apartamenteve me qira afatshkurtër duket se po lulëzon në Tiranë. Ekspertët theksojnë se numri i tyre është në rritje, çka ndikon edhe në kërkesën për blerje pronash në kryeqytetin shqiptar.

Reindaldo Pipia thekson se 50 për qind e pronave në Tiranë blihen me kredi.

Rritje ka edhe nga të huajt, edhe pse me orientim kryesisht drejt bregdetit.

Nisja e rivlerësimit të apartamenteve bën që deri në dhjetor tregu të parashikohet të krijojë stabilitet.

Të hënën, Banka e Shqipërisë theksoi se për shkak të vonesës së rivlerësimit pati një rënie të kredive. Megjithatë, në raport shtohet se kërkesa pritet të jetë e lartë për pasuri të paluajtshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë vazhdim të rritjes së çmimeve.

ME TE LEXUARAT