EMRAT/ “Furtunë” në burgje, ndërrohen drejtorët e IEVP dhe shefat e policisë në Fushë-Krujë dhe Durrës

Aktualitet

EMRAT/ “Furtunë” në burgje, ndërrohen drejtorët

Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar z. Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj.

Ndërkohë, në IEVP Durrës ku janë akomoduar disa ish-zyrtar të lartë të marrë të pandehur nga SPAK është emëruar drejtor z. Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha.

ME TE LEXUARAT