DETAJE/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi e qëlloi me armë në gjoks sapo shpalli vendimin

Aktualitet

DETAJE/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi e qëlloi me

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Tiranë, ku në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari shkodran Astrit Kalaja.

Ai u vra në seancë gjyqësore nga Elvis Shkambi, i cili ishte palë në një proces pronësie në Apel.

Siç bëhet me dije nga mediar, gjyqtari Kalaja u qëllua me armë zjarri në gjoks sapo shpalli vendimin për pronësinë në dëm të palës së Shkambit, i cili ishte së bashku me xhaxhain e tij Gjon Shkambi në gjyq.

Vendimi u shpall në favor të palës Kurtaj, të cilët përfaqësoheshin në sallë nga Rakip babai dhe Elvis i biri, të dy të plagosur nga Elvis Shkambi, jashtë rrezikut për jetën.

Astrit Kalaja shqyrtonte si trupë, si gjyqtar i vetëm, pasi ka shpallur vendimin, autori i dyshuar Elvis Shkëmbi  që shoqëronte xhaxhain e tij  ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar , sqarohet se gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin, kundër pales Shkëmbi, gjykatën e kishte vënë në lëvizje Gjon Shkëmbi,

ME TE LEXUARAT