Vrasja me tritol në Shkodër, si ranë në gjurmët e policisë 4 të rinjtë? Kamerat kapin momentin kur 27-vjeçari vendos...

Aktualitet

Vrasja me tritol në Shkodër, si ranë në gjurmët e

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Shkodër. Autori i vendosjes së tritolit në panelin elektrik të pallatit ku jetonte Hysni Ymeri është 27-vjeçari Gerti Bushati.

Gerti Bushati dyshohet se është  paguar nga 2 të tjerët, por gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se mund te ketë persona të tjerë që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.

27-vjeçarit Gerti Bushati i janë sekuestruar rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit. Gjithashtu Bushati është kapur nga kamerat e sigurisë teksa vendos lëndën plasëse brenda panelit.

Pas ngjarjes u shoqëruan personat që janë identifikuar nga kamerat e sigurisë për gjatë zonës. Mes të shoqëruarve kanë qenë edhe shtetasit e arrestuar ditën e sotme, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor.

Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim, por ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore si dhe njëkohësisht, grupi hetimor ka ende të paqartë dhe motivin e vrasjes me telekomandim të 67-vjeçarit Hysni Ymeri.

ME TE LEXUARAT