Dëborë mbi 10 cm në Steblevë, apel për kujdes në aksin Librazhd–Peshkopi
Lajmifundit
/
2 Janar 2026, 16:36
Aktualitet

Qendra administrative e Steblevës, në bashkinë e Librazhdit, është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Sipas Zyrës së Emergjencave, trashësia e dëborës ka arritur mbi 10 cm.
Rruga e aksit Librazhd–Peshkopi është e kalueshme, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të ngricave.
Gjithashtu, shoferët këshillohen të vendosin zinxhirë në automjete për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar qarkullim të sigurt.
Sakaq, reshjet e dëborës kanë zbardhur Pogradecin, Korçën dhe Shkodrën, ku ekipet përkatëse ndodhen në terren për të lehtësuar qarkullimin.


