Detaje nga ekzekutimi i Renato Hoxajt në Vlorë, roja i pallatit u qëllua në hyrje të banesës! Bashkëjetuesja: “E vranë mo e vranë”

Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi i Renato Hoxajt në Vlorë, roja i pallatit u

Zbardhen detaje të reja per ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi.

Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.

Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Dy plumba në kokë e një në kraharor, detaje nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë

Detaje nga ekzekutimi i Renato Hoxajt në Vlorë, roja i pallatit u

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Top Channel bën me dije se 58-vjeçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Sipas policisë 58 vjeçari Renato Hoxhaj është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT