"Do më votojë, vetëm se thashë që gjysma e burrave janë çyryk" Rama tregon takimin me vlonjatin

Politikë

"Do më votojë, vetëm se thashë që gjysma e burrave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë gjatë takimit të tij me qytetarët në Vlorë, ku ka treguar një bisedë me një vlonjat.

Sipas tij, ky qytetar, i cili nuk e kishte votuar kurrë më parë, tha se këtë herë do ta votojë vetëm sepse Rama kishte deklaruar që “gjysma e burrave janë çyryk.”

“Kam dobësi më shumë te gratë se të burrat, por nuk kam ndërmend ta korigjoj këtë dobësi. Kam shumë respekt për ishektorin, por jam më entuziast për rektoren.

Se më vjen dhe për të qesghur. Para se të vija këtu më doli në rrugë një vlonjat.

Më tha nuk kisha ndërmend të ta jepja votën ty. Se nuk ta kam dhënë ndonjëherë më tha.

Por tha këtë herë do ta jap vetëm sepse ke thënë që gjysma e burrave janë çyryk. Ai ma shpjegoi shumë vlonjatshme, nuk e them dot këtu. E kishte shpjegimin shumë të saktë”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT