Më 8 maj ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Aktualitet

Më 8 maj ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën prej 3.8 kilometrash.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e dha njoftimin gjatë një takimi mbi ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit ajror dhe detar në Vlorë.

“Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve”.

Sipas saj ndërtimi dhe bërja funksionale e Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e  Aviacionit Civil.

“Aeroporti i Vlorës është aeroporti i parë që ka bërë bashkë 3 komponentë. Komponenti i parë është ai aviacionit civil, pra transporti i pasagjerëve, komponenti i dytë është mirëmbajtja e avionit, pra një nënsektor i ri në Shqipërisë, i cili do të sjellë punësimin e qindra djemve dhe vajzave.

Një aeroport me impakt të jashtëzakonshëm pune dhe të ardhurash. Komponenti i tretë do të jetë ai i kargos. Vlora pret në vitin e parë të operimit 3 milionë pasagjerë. Parashikohen 1200 vende pune, një pjesë e të cilëve kanë nisur rekrutimi. Pagat në Aviacionin Civil janë paga shumë të ngjashme me vendet e tjera evropiane. Kapaciteti maksimal është në 4.5 milionë”.

Balluku njoftoi se Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”.

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga IATA për shitjen e biletave

Më 8 maj ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

Lajmi eshte bere me dije zyrtarisht.

"IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO", njoftoi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.

Aeroporti i Vlores do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me tursitë.

Në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor.

Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që jnë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.

ME TE LEXUARAT