Dhunimi i djalit të ish-deputetit Mhill Fufi në Farkë, policia procedon edhe dy persona

Aktualitet

Dhunimi i djalit të ish-deputetit Mhill Fufi në Farkë, policia

Policia njoftoi se ka proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua djali i ish- deputetit demokrat Mhill Fufi.

“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.

19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.

Mesohet se ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).

Ngjarja:

Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.

Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.

I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

ME TE LEXUARAT