“Nuk je në vendin e duhur”, cfarë i tha Trump-Macronit, sipas një eksperti të leximit të buzëve

Bota

“Nuk je në vendin e duhur”, cfarë i tha Trump-Macronit,

Përpara takimit të tij ballë për ballë me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit, presidenti i SHBA-së Donald Trump thuhet se i tha presidentit francez Emmanuel Macron :

“Ju nuk jeni në vendin e duhur këtu”. Tabloidi britanik “The Sun” e zbuloi këtë pasi u konsultua me një eksperte të leximit të buzëve, Nicola Hickling .

Një video e publikuar pasditen e djeshme nga stafi i Shtëpisë së Bardhë tregon Trump dhe Zelensky, teksa shkojnë drejt karrigeve të ngritura për ta nga zyrtarët e Vatikanit, duke u bashkuar me Macron, i cili përqafon presidentin ukrainas.

Në atë moment Trump u zgjat dorën të dyve dhe i tërheq drejt vetes. Më pas i drejtohet Macronit. “Ju nuk jeni në vendin e duhur këtu. Unë kam nevojë që ju të më bëni një nder, nuk keni pse të jeni këtu,” thuhet se i tha Macronit drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Zelensky pohoi me kokë në shenjë miratimi.

Pranë tre liderëve, shihet edhe një prift që kthen kokën anash pasi ka dëgjuar fjalët e Trump. The Sun i kërkoi gjithashtu Hickling, një ekspert i leximit të buzëve, të rishikonte pamjet e takimit të mëpasshëm të Trump dhe Zelenskyt, gjatë të cilit presidenti ukrainas thuhet se tha: “Do të doja ta bënit, por jo në këtë mënyrë”, për të cilën Trump thuhet se u përgjigj: “Kjo është një strategji shumë interesante. Ju keni disa garanci.”

ME TE LEXUARAT