Berisha për gjuhën e Ramës: Kërkon t’u fshihet përgjegjësive! Bën klounin të mbulojë vjedhjet

Politikë

Berisha për gjuhën e Ramës: Kërkon t’u fshihet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndërsa u shpreh se Rama mundohet të gjejë strehë në sharje e shpifje që të heqë vëmendjen nga vjedhjet dhe aferat.

“Burreci 2 metra i gjatë i trembur deri në palcë flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Çyryk, zhapik, budalla, buf, fjalor i turpshëm, që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’iu fshehur përgjegjësive.

Në kohën e Covid-it ku la 4 ditë në Kapshticë. Krim kundër njerëzimit.
Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje bën klounin të mbulojë vjedhjet”, tha ai.

ME TE LEXUARAT