Dy javë para vrasjes, Kreshnik Mujeci procedohet nga Policia e Lezhës, kanosi efektivin dhe …

Kreshnik Mujeci, i cili u vra në atentatin e së dielës, rezulton se vetëm dy javë para ngjarjes ishte proceduar penalisht për kanosje ndaj një punonjësi të Policisë së Lezhës, në lidhje me detyrën.
Sipas burimeve zyrtare, Mujeci kishte edhe më herët një precedent penal për dhunë në familje. Rasti i fundit lidhet me një konflikt të dyshuar me një efektiv policie, me të cilin ishte takuar pranë banesës së tij dhe kishte diskutuar për një referim të bërë nga ana e policisë.
Pas shoqërimit në komisariat, Mujeci ka mohuar akuzat për kanosje, por pavarësisht deklarimeve të tij, Policia e Lezhës e procedoi në gjendje të lirë dhe i referoi materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Hetimet për atentatin ku ai humbi jetën vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë të gjitha pistat e mundshme, përfshirë edhe konfliktet e mëparshme të viktimës.


