Dyndje vizitorësh në Dajt, trafiku kilometrik vazhdon edhe në mbrëmje

Aktualitet

Dyndje vizitorësh në Dajt, trafiku kilometrik vazhdon edhe në

Mali i Dajtit i zbardhur nga reshjet e dëborës u kthye këtë të dielë në destinancionin e shumë qytetarëve të Tiranës. Nga fluksi i lartë i mjeteve rrugët që të çonin drejt malit u bllokuan nga trafiku i gjatë.

E njëjta situatë vijoi për orë të tëra edhe gjatë kthimit drejt kryeqytetit.

Drejtuesit e mjeteve hasën vështirësi në qarkullim, pasi lëvizja ishte e vështirë në të gjitha akset që të çonin drejt Tiranës, nga zona e Freskut, apo e Surrelit. Kjo jo vetëm nga numri i lartë i makinave në radhë, por edhe nga rruga me dëborë e ngrica.

Pamjet me dron të siguruara tregojnë se trafiku i rënduar vijoi deri në mbrëmje.

ME TE LEXUARAT