E SHTUNË 'VERE'/ Dielli 'dominon' në të gjithë vendin, ja si paraqiten kushtet atmosferike për ditën e sotme
Lajmifundit
/
25 Prill 2026, 07:41
Aktualitet

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.


