EMRI/ “Gjykata e Beratit lë në burg 39-vjeçarin për marrëdhënie s'eksuale me mbesën e mitur

Gjykata e Beratit lë në burg 39-vjeçarin Sabri Likaj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me mbesën e mitur
39-vjeçari Sabri Likaj, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij të mitur, mbërriti sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat për tu njohur me masën e sigurisë.
Prokurori Renato Tosku paraqiti faktet dhe rrethanat e rastit, duke kërkuar cilësim ligjor të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg". I akuzuari mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk kishte prekur mbesën e tij dhe se akuzat janë sajuar nga kunata e tij për shkak të një konflikti për banesën.
Pas dëgjimit të organit të akuzës dhe të pandehurit, gjyqtari Ervis Koxhaj vendosi cilësimin ligjor të arrestimit dhe masën e sigurisë "arrest në burg" për Sabri Likajn, banues në fshatin Gjeroven, Berat.
Sabri Likaj u arrestua tre ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP Berat nga mbesa e tij, shtetasja N.L., 14-vjeçe, dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale "Përfshirja në marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal.


