EMRI/ U gjet pa shenja jete brenda makinës në parkimin pranë banesës, ja kush është 29-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ U gjet pa shenja jete brenda makinës në parkimin pranë

Enea Dine është 29-vjeçari i cili u gjet pa jetë brenda automjetit të tij në parkimin e pallatit në Astir. Bëhet me dije se i riu ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 11:00 të darkës te parkimi i pallatit, por sot është gjetur nga familjarët.

Policia ka njoftuar se ndaj tij nuk ka asnjë shenje dhune, ndërsa pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

"Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune", njofton policia.

ME TE LEXUARAT