Ish-sekretari i "Nisma Thurje" sulmon Shabanim: E ka vendin në burg si hajdut dhe mashtrues! Mendonte si të...

Politikë

Ish-sekretari i "Nisma Thurje" sulmon Shabanim: E ka vendin në

Themeluesi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i “Nisma Thurje”, Napolon Laska ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të kësaj nisme Endri Shabanit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Laska shkruan se ndërkohë që të gjithë ishin përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.

Ai ka shtuar se çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë. 

“Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70mijë votuesve.

Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi. Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues”, shkruan Laska.

ME TE LEXUARAT