FOTO/ U sekuestruan me urdhër të SPAK, pamje nga bizneset që dyshohet se u ndërtuan nga aktiviteti kriminal

Aktualitet

FOTO/ U sekuestruan me urdhër të SPAK, pamje nga bizneset që

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrësit. Këto pasuri që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal janë në emër të Elvis Doçit, Ervin Zeqirit dhe Juxhin Drazhit.

Disa prej këtyre pasurive janë në pronësi të Elvis Doçit dhe familjarëve të tij. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e disa prej bizneseve, që u sekuestruan me urdhër të SPAK. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në një kohë që SPAK vijon hetimet në kuadër të operacionit “Ura”, ku në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe “Eurojust” u godit grupi kriminal me bazë në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni autoritetet lëshuan 52 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të grupit që merreshin me trafikim të drogave të forta dhe pastrim parash. Ndërkohë vetëm një pjesë e personave ndaj të cilëve u lëshua urdhër-arresti janë vënë në pranga.

FOTO/ U sekuestruan me urdhër të SPAK, pamje nga bizneset që

FOTO/ U sekuestruan me urdhër të SPAK, pamje nga bizneset që

 

 

ME TE LEXUARAT