“Do të sigurohemi që të mbajë fjalën”/ Përplasja për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Farage pranon sfidën e Ramës
Deputeti britanik Nigel Farage pranon sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Politikanit britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë shqiptare. Farage deklaroi se: “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’.”
Më pas shtoi me tone ultimative: “Të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.
Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh:
“Oooopsss… vetë z. @Nigel_Farage më ka sfiduar për faktet! Çfarë nderi, për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, që vij nga një “vend i vogël”), të tërheq vëmendjen mjeshtri i pakrahasueshëm i politikës britanike të titujve bombastikë“, tha Rama.
Rama thekson se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Duke iu referuar të dhënave, Rama sqaron se, edhe nëse do të supozohej se çdo shqiptar i burgosur është realisht fajtor (ndonëse shumë ndodhen në burgje për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike – madje mund të jetë më e ulët.
Kryeministri shqiptar i bën Farage-it një sfidë publike me dy rrugë:
“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama duke folur për britanike the guardian kishte kritikuar përpjekjen anlgeze për të gjetur një vend e për të hedhur emigrantët, ndërkohë që më herët Rama refuzoi kërkesën e disatë të kryeministrit anglez starmer, më herët edhe të rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në shqipëri, njësoj si italia