Borsh, 16 persona alarmojnë policinë, mbetën në mes të detit me kanoe
Lajmifundit
/
28 Qershor 2025, 20:15
Aktualitet
Policia tha se 16 persona kanë kërkuar ndihmë sërish tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit.
Kjo pasi duke lundruar me kanoe nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë.
Punonjësit e policisë kufitare kanë ndërhyrë sërish duke i shoqëruar dhe shpëtuar 16 personat.
Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese.