Gjashtë makina përplasen në Laprakë mes tyre taksi dhe policia, mbeten të plagosur tre persona
Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Laprakës në Tiranë, ku janë përfshirë 6 automjete perfshire një taksi, një autobus dhe një makinë policie.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pasdites, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në segmentin ku ndodhi përplasja.