Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi, Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet

Trending

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi,

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja e sëmundjeve tropikale në Europën Qendrore e Veriore përbëjnë një alarm shëndetësor global.

Përmbytjet në Spanjë dhe zjarret në Greqi kanë goditur rëndë komunitetet. Në BE, përmbytjet shkaktojnë 12 miliardë euro dëme në vit. Ndërkohë, ndotja e ajrit vret mbi 500 mijë njerëz në Europë çdo vit. Këto fakte përbëjnë një alarm të dytë për sigurinë e pronave.

Përpara pasigurive në shtim, në pronë dhe shëndet, një nga masat më të rëndësishme që ndërmarrin vendet e zhvilluara për të përballuar dëmet klimatike dhe shëndetësore janë sigurimet. Mesatarisht, qytetarët e 27 vendeve të BE-së paguajnë 2182 euro për frymë në vit për sigurime.

CEO i SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, z. Avni Ponari, në lidhje me rëndësinë e industrisë bën me dije si vijon:

Sigurimet janë një industri shumë e rëndësishme, ose quhet si kollona e tretë e ndërtimit të ekonomisë së një vendi, për vetë misionin që ka, por nga ana tjetër kjo industri ka edhe krijon personalitetin e njeriut. Njeriu që ka përmbushur me dinjitet dhe ka sigurimet e domosdoshme të shtëpisë, shëndetin, ka një pension privat, ka sigurimin e makinës, të apartamentit dhe sigurime të tjera individuale, ai është një njeri i qetë dhe i pavarur.

I pavarur sepse nuk do shkojë për asgjë te bashkia, te ministria apo spitalet. Këto i zgjidh privatisht në mënyrë të menjëhershme dhe krijon individualitetin e tij. Këtë ka kohë që e bën Evropa, sepse ata paguajnë 3 mijë euro për frymë në vit, ndërsa ne paguajmë vetëm 50 euro për frymë në vit. Pra, jemi aq larg nga ajo që duhet të shkojmë, sa e tregon edhe kjo shifër kaq e rëndësishme, sepse ne nuk kemi sigurime.

Ne kemi vetëm një sigurim të detyrueshëm, ndërsa të tjerat janë fakultative dhe pak veta që e kërkojnë. Ne duhet të luftojmë që me pak kursime, sepse çmimet e sigurimeve janë shumë të lira dhe të ulëta. Mbrojtja është e jashtëzakonshme.

Shqipëria nuk e ka reflektuar ende pasigurinë e kohës që po jeton. Sot, Shqipëria paguan vetëm 65 euro për frymë, duke u renditur e fundit në Evropë, pas Kosovës (67 euro) dhe Maqedonisë së Veriut (100 euro). 

Ndërkohë, vendi ynë po përballet me temperatura ekstreme dhe rrezik të lartë sizmik. Vetëm në vitin 2025 janë regjistruar 190 lëkundje, më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Emergjencat civile njoftojnë se prej ditësh Shqipëria ka harta të kuqe rreziku nga zjarret. Vërshimet e lumenjve në dimër në Evropë, Shqipërinë, për shkak të infrastrukturës së dobët dhe precedentëve, e ekspozon përpara rreziqeve të mëdha.

Pavarësisht këtyre risqeve, niveli i sigurimit për shëndetin dhe pronën mbetet i ulët, për shkak të mungesës së edukimit financiar dhe legjislacionit, njëfarësoj tradite etatiste e mbetur e rrënjosur nga e shkuara. 

Sigurimet janë mjeti më i sigurt për të mbrojtur jetën dhe pronën ndaj duhet kthyer në kulturë qytetare. Në këtë sfidë, partneri më i besuar mbetet SIGAL, prej 26 vitesh lider në treg. Për vetëm 1 euro metri katror, prona mund të sigurohet edhe nga zjarret, edhe nga tërmetet, edhe nga eksplozioni, edhe nga përmbytjet. 

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

ME TE LEXUARAT