“3 persona të fisit Rraja më erdhën në shtëpi”/ Andi Maloku u vra në atentat, kushëriri i tij: Një femër me emrin Lusi…
Pas ish-prokurorit Arjan Ndoj, në gjyqin kundër Plarent Dervishajt ka dëshmuar edhe kushëriri i shoferit Andi Malokut.
Në dëshmi, ai ka dhënë se shoferin që ndërroi jetë në atentatin ndaj ish-prokurorit e ka djali ne xhaxhait. Ai tha se nuk di asgjë për ngjarjen dhe për atentatin e mori vesh nga familjarët të cilët i thanë se Andi ishte plagosur.
Ai ka treguar se pa ngjarjes, në shtëpi i kanë ardhur 3 persona që i përkisnin fisit Rraja. Ai tregoi edhe për një vajzë me emrin Lusi, për të cilën i kanë treguar se ka lëvizur disa herë pranë kushëririt të tij, Ndojit dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Biseda në seancën gjyqësore:
Prokurori: A keni lidhje me Andi Malokun?
Maloku: Është djali i djalit të xhaxhait tim, punonte shofer tek Arjan Ndoja. Banonin në Tiranë ai dhe prokurori. Unë nuk di asgjë, kam marrë një telefonatë që kanë plagosur Andin. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit jam njoftuar rreth orës 5:30. E kam pyetur si ka ndodhur ngjarja dhe me tha që ka qenë në një lokal duke ngrenë drekë me Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon. Më ka thënë që ka parë një femër me emrin Lusi që ka lëvizur dy tre herë.
Prokurori: A ju ka ardhur ndonjë person pas ngjarjes?
Maloku: Kanë ardhur tre persona nga Nikla rreth dy javë më pas, vinin për llogari të fisit të vet me mbiemër Rraja. Njëri ishte nga malësia e Krujës, njëri nga Nikla dhe tjetri jetonte në Tiranë, takimi zgjati rreth 30 minuta dhe i kërkuam që të na tregonin kush e ka bërë na thanë që do vijnë dhe nuk erdhën më.
Maloku: Njoh Plaurent Dervishajn prej shumë kohësh, nuk kam patur asnjë problem.
Ishte me të në makinë gjatë atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoji tregon si e njohu “Rrumin e Shijakut”: E kam mik…