Plasin protestat në vilën e biznesmenit italian! Trupin e 25-vjeçarit shqiptar e futi në fuçi vere për ta varrosur
Autoritetet italiane vijojnë hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi, gjatë një tentative grabitje së bashku me një tjetër shqiptar në zonën e Foria di Centola të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor rreth orës 22:00 teksa dy shqiptarët u futën për të grabitur vilën e biznesmenit italian Aurelio Valiante. Ky i fundit në momentin që ka parë dy hajdutët ka nxjerrë armët dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. I vdekur në vend ka mbetur Rivaldo Rusi ndërsa shqiptari tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trupi i pajetë i Rivaldo Rusit është gjetur dy ditë më vonë disa kilometra larg vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Biznesmeni italian, i cili e ka pranuar krimin përpara hetuesve, tregon se trupin e viktimës e kishte mbështjellë me një thes dhe e kishte futur në një fuçi vere me qëllim për ta varrosur më pas.
Mediat italiane bëjnë me dije se Valiante po hetohet për akuzat e vrasjes dhe fshehjes së trupit të viktimës. Deri tani nuk është urdhëruar asnjë masë paraprake ndaj tij.
Përpara vilës së biznesmenit kanë mbërritur turma njerëzish duke protesuar kundër veprimit të Aurelio Valiante. Për arsye sigurie italiani së bashku me familjen e tij janë zhvendosur në një zonë sigurie ku po mbahen nën mbikqyrjen e policisë dhe se priten që të shoqërohen jashtë rajoni.